Edhe pse fotografimi i votës është vepër që dënohet nga 1 deri në 3 vite burg, në Rrëshen është shënuar rasti i një shkelje të tillë, raporton lexo.al.
Një votues i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Rrëshen, pasi ka votuar forcën që mbështet ka publikuar në rrjetin social Facebook fotografinë e votës.
Në fotografinë e shkrepur në kutinë e votimit duket qartë se simpatizanti ka vënë x-in përbri numrit 1 që i korrespondon Lëvizjes Socialiste për Integrim.