Kryebashkiaku i Tiranës e ka zgjedhur si foto dite sheshin e rikonstruktuar “Skënderbej”, i lagur nga shiu që ka rënë thuajse pa pushim gjatë ditës së sotme.
Veçoria e pllakave të sheshit është se, përveç faktit që janë një mozaik i gurëve nga të gjitha trojet shqiptare, ato shfaqin ngjyra të forta kur lagen.
Kjo është edhe arsyeja pse në shumë pjesë të sheshit janë ndërtuar shatërvanë në formën e burimeve tokësore, që nxjerrin ujë në sipërfaqe duke mbajtur të lagura pjesë të ndryshme gjatë çdo kohe.
a.ç