• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOLAJM / Xhaçka shtrëngon duart me Stoltenberg dhe homologun britanik

by A R
08/11/2017 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ndodhet në Bruksel në kuadër të Ministerialit të Mbrojtjes që po zhvillohet atje.

Xhaçka ka patur takime me përfaqësues të lartë  në nivel shtetesh dhe institucionesh ndërkombëtare.

Ndër to më të rëndësishmit ishte ai me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe Sekretarin e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, Gavin Willliamson .

Xhaçka e ka siguruar numrin 1 të NATOS, Stoltenberg,  se “Shqiperia do të vazhdojë të jetë aleat i denjë dhe kontribues për paqen dhe sigurinë e çdo qytetari të Aleancës së Atlantikut të Veriut e me gjerë”.

Ministrja Olta Xhaçka u takua më herët edhe me Sekretarin e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, Gavin Ëillliamson, i emëruar pak ditë më parë në këtë post. Në takimin bilateral, z. Williamson vlerësoi nivelin në rritje të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dy palësh, midis dy vendeve.

“Vlerësojmë kontributin e Shqipërisë në strukturat e NATO dhe vecanërisht atje ku ne jemi shtet drejtues, sic është rasti i task forcës së gatishmërisë së lartë. Më lejoni zonja Ministre t’ju shpreh vlerësimin më të lartë për kontributin tuaj të konsiderueshëm, me gjithë kufizimet buxhetore me të cilat përballemi”, tha ai.

Në aspektin operacional, Sekretari Britanik i Mbrojtjes, nënvizoi se numri i stërvitjeve të përbashkëta të zhvilluara mes dy vendeve dhe niveli i tyre i kanë shërbyer rritjes së ndërveprimit mes dy ushtrive aleate. Sipas zotit Ëilliamson, stërvitja e përbashkët “Albanian Lion”, e planifikuar pë tu zhvilluar vitin e ardhshëm në Shqipëri është një hap i rëndësishëm në këtë drejtim. Nga ana tjetër, ai konfirmoi angazhimin dhe kontributin e Mbretërisë së Bashkuar në kuadër të BE, NATO-s dhe aleatëve.

Ministrja Xhaçka, pasi e uroi homologun britanik për detyrën e re, e falenderoi atë për mbështetjen dhe interesin e Qeverisë britanike në marrëdhëniet dypalëshe në fushën e mbrojtjes.

“Edukimi dhe trajnimit i ushtarakëve shqiptarë janë boshti kryesor i bashkëpunimit mes nesh. Numri në rritje i njerëzve tanë në uniformë, të arsimuar në institucionet tuaja apo rihapja e zyrës së atasheut ushtarak britanik në Tiranë, si tregues i vlerësimit të rolit të Shqipërisë në rajon janë hapa që do të pasohen nga të tjerë në të ardhmen”, deklaroi mes të tjerash Ministrja Olta Xhaçka. /lexo.al

Next Post
VIDEO/ Historia e njeriut më të vjetër në botë, pse 121-vjeçari nuk vërteton dot moshën

VIDEO/ Historia e njeriut më të vjetër në botë, pse 121-vjeçari nuk vërteton dot moshën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Revoltohet Ervin Salianji pas ngjarjes së rëndë në Shkodër: Më dënuan sa një trafikant droge

“Unë bëra burg se denoncova krimin”- Salianji pas deklaratave të Nokës: PD e ka problem të jetë e besueshme, për shkak të këtyre akuzave të pafaktuara

January 14, 2026
Serbët ndalojnë Shakohoxhën 3 orë në aeroport, reagon gazetari: Më kishin futur në listë të zezë bashkë me Marin Memën

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha ndan episodin me tifozin

January 14, 2026
Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

January 14, 2026
Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

January 14, 2026
A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

January 14, 2026
Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

January 14, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

January 14, 2026
Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

January 14, 2026
Proces rifreskimi apo lëvizje e re në PD? Salianji mbledh më të votuarit e primareve dhe listave të hapura të 11 majit

8 Janari në PD, Salianji: Përgjegjës janë Basha dhe Berisha, moment i turpshëm

January 14, 2026
Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In