Vetëm 4 pedagogë në universitetin e Korçës marrin pjesë sot në protestë.
Gjatë këtyre ditëve numri i pedagogëve që kanë zgjedhur të dalin publikisht në protestë ka qenë tejet i ulët, të cilët nuk kanë kursyer deklaratat e zhgënjimit dhe të ironisë për ata akademikë që nuk u janë bashkuar në bojkotin mësimor.
Procesi mësimor në juglindje vijon normalisht, raporton televizioni Euronews Albania.
Pedagogët njoftuan sot, se ditën e hënë në orën 11:00 do të mbahet protestë kombëtare.
/s.f