Vitet kalojnë, por ai është përherë në majë të listës së miliarderëve. Fjala është për Bill Gates, shefin e Microsoft, i cili është klasifikuar nga Forbes si amerikani më i pasur. Bashkë me të figurojnë edhe Mark Zuckerberg, drejtuesi i ri i Facebook dhe Jeff Bezos, shefi i Amazon. Ata kanë respektivisht 75.3 miliard dollarë, 38 dhe 44.3 miliard USD.










