Tifozat kuq e zi ka ndezur atmosferën në stadiumin “Air Albania”, ku po luhet edhe ndeshja Shqipëri-Ishujt Faroe.
Në këtë sfidë nuk ka munguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili është shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama
Kombëtarja jonë pret në “Air Albania”, Ishujt Faroe, në përballjen e fundit të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, përballje, e cila luhet thjeshtë për formalitet dhe për të festuar kualifikimin për herë të dytë, në fazën finale të këtij kompeticioni.
/a.d