Protesta “Basha ik” tashmë i ka kaluar dhe kufinjtë shtetërore shqiptarë, duke mbërritur deri në Holandë.
Mbështetës të Partisë Demokratike në kryeqytetin holandez, Amsterdam, me pankarta “Basha ik” kërkojnë largimin e Lulzim Bashës nga kryetar i PD.
Ia vlen të theksohet se familja e Bashës është me shtetësi holandeze, dhe mbërritja e protestës deri në rezidencën reale të tij në Holandë, tregon se situata në PD është në prag të shpërthimit.
Sepse, pas vendosjes së pankartave “Basha ik” në selinë qëndrore të PD Tiranë dhe në selitë e degëve kryesore të vend, jehona e këtij slogani i ka kapërcyer kufinjtë duke treguar se është marrë seriozisht largimi i Bashës nga drejtimi i PD.