Hektarë të tërë pyjesh e tokash bujqësore janë përfshirë nga flakët në të gjithë vendin. Ditën e sotme, në Lushnje ra zjarr edhe në sipërfaqe me ullishte, por në gjithë këtë situatë, ndërsa çdo institucion po bën përpjekjet e veta, ka një njeri që nuk po e vë ujin në zjarr: Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti.
Paparaci i “Panorama” e ka fotografuar Ministrin teksa shijon detin e Jalës, në jug të vendit, me familjen e tij. Ndonëse si ministër duhet të ishte pjesë e shtabit për përballimin e situatës me gjithë mekanizmat në varësi të ministrisë së tij, Panariti duket se ka më të rëndësishëm relaksin personal se sa detyrën që mban ende.













