Sara Kapo, vajza e aktores Ema Andrea, është një ndër personat e përfshirë në fushatën për të ndihmuar fëmijët me kancer. Ajo ka dhënë kontributin e saj duke prerë flokët për t’i dhuruar për fëmijët e sëmurë raporton Class.
Bëhet fjalë për fushatën ‘Një fije floku për më shumë buzëqeshje’, që është nismë e organizatës Fëmijët për fëmijët dhe fton të gjithë njerezit të dhurojnë flokët e tyre, për t’u ardhur në ndihmë të vegjëlve të sëmurë.
Nëpërmjet këtij veprimi, Sara ka treguar që çdokush që ka dëshirën mund ta gjejë një mundësi për të ndihmuar të tjerët.