Eduard Selami është shfaqur mjaft kritik së fundit ndaj mënyrës se si po drejtohet Partia Demokratike nga kryetari i saj Lulzim Basha. Disa ditë më parë ai deklaroi se Basha nuk po jep shpresë si alternativë.
Eduard Selami nuk u pa sot në proptestën e partisë së tij.
Por, ai nuk i shpëtoi syrit të fotografëve, i pranishëm në promovimin e librit të gazetarit amerikan, Fred Abrahams, kushtuar trazirave të vitit 1997 në Shqipëri.
Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, me të cilin Selami ka shtrënguar duart ngrohtësisht.