• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fotolajm/ Rama “pret” Bashën, fillon takimi i krizës tek Kuvendi

by S M
17/05/2017 19:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ftesës së Partisë Republikane dhe asaj Agrare Ambientaliste për një takim sonte në orën 20:00 në Kryesinë e Kuvendit i janë përgjigjur Lulzim Basha, Ben Blushi, kreu i LSI Petrit Vasili, kreu i PDIU Idrizi, Dashamir Shehu dhe Nard Ndoka. Ndërkohë që nga PS ftesa ende nuk ka marrë një përgjigje, ndërsa kryeministri Rama pasditen e sotme ndodhet në një takim elektoral në qytetin e Elbasanit.

Agron Duka dhe Fatmir Mediu përmes ftesës për të gjitha partitë po tentojnë një përpjekje të fundit për të mbledhur në një tryezë Ramën dhe Bashën për të gjetur një zgjidhje për ngërçin politik. “Duke konsideruar faktin që SHBA kanë ofruar propozimet dhe mbështetjen e tyre për zgjidhjen e kësaj krize, ju ftojmë në mënyrë të përbashkët të arrijmë në një marrëveshje, për të garantuar një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm” thuhet në njoftimin për mediat të PR dhe PAA.

Kjo është tryeza e dytë që thirret për të gjetur një zgjidhje për ngërçin politik, pasi në muajin Prill, ishte kryetari i parlamentit Ilir Meta që thirri një mbledhje të partive parlamentare. Lëvizja e Metës erdhi pas dështimit të përpjekjeve të dy eurodeputetëve McAllister e  Fleckenstein për të ndërmjetësuar një zgjidhje të krizës, pasi atëherë ndryshe nga sot, opozita nuk pranoi propozimet e kompromisit duke këmbëngulur në nevojën e një qeverie teknike.

Perditesim

Nderkohe ne takimin e ores 8 duket se ka vendosur te shkoje edhe Rama e Basha. Madje dy kreret politike kane konsumuar nje moment humori, kur Rama eshte ndalur te degjoje ato qe Basha deklaronte per mediat.

Next Post
Putin i del në krah:Trump nuk na ka dhënë informata sekrete

Putin i del në krah:Trump nuk na ka dhënë informata sekrete

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In