Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama sapo kanë votuar në zonën e tyre të banimit, në Surrel.
Teksa i gjithë lajmi ishte tek procesi i votimit, edhe këtë herë kryeministri e ka larguar vëmendjen nga çështje kryesore.
Në fakt, përtej procedurës së votimit, ajo që ra në sy tek çifti ishte veshja e tyre. Linda Rama, njihet për stilin e saj të veçantë në veshje, ndërsa sot është shfaqur me një këmishë të bardhë dhe kapele të zezë.
Ndërsa kryeminitri Rama ka habitur me veshjen e tij. Rama është shfaqur i veshur me një palë pantallona poshtë gjurit dhe çorape të gjata. Ndërsa në pjesën e sipërme është veshur serioz me këmishë dhe xhaketë. /l.m











