Kryeministri Edi Rama di gjithnjë të jetët i veçantë jo vetëm në fjalimet e tij por edhe në daljet në publik dhe veshjen që zgjedh. Këtë radhë, gjatë një takimi elektoral në Fier, kryeministri Edi Rama është parë i veshur me një bluzë ku në qendër të saj ishte stema e PS dhe numri 23, që është numri i kësaj force politike në fletët e votimit në zgjedhjet vendore.
Siç duket shefi i qeverisë ka zgjedhur këtë mënyrë unike për të manifestuar 24 vjetorin e ditëlindjes së Partisë Socialiste.