Shpesh herë thuhet që Shqipëria është vendi i çudirave. Dhe shpesh herë kjo e ka një të vërtetë. Në Tiranë ka rrugë me mungesë të theksuar të sinjalistikës rrugore.
Por ka nga ato rrugë që sinjalistika rrugore është e “bollshme”, aq sa edhe drejtuesit e automjeteve nuk dinë cilën tabelë të ndjekin.
E tillë është edhe kjo rrugë në kryeqytet. Siç duket në foto, aty janë dy tabela orietuese. E para që ndalon qarkullimin e automjeteve. Dhe e dyta, fill pas të parës që lejon qarkullimin e automjeteve
Rrjedhimisht lind pyetja, lejohet apo jo qarkullimi në këtë rrugë?!