Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është përlotur teksa dëgjonte fjalimin prekës të mbesës së pishtarit të demokracisë, Besnik Ceka, Arba Kiço.
Basha i shoqëruar nga drejtues të tjerë të lartë të Partisë Demokratike dhe deputetë të opozitës, është emocionuar teksa në podium fliste mbesa e njërit prej të rinjve të vrarë para 25 vitesh gjatë demonstratës së 2 Prillit të 1991. Krah kreut të PD-së shfaqet dhe deputetja Jorida Tabaku, e cila duket po ashtu e emocionuar.
Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka u vranë nga forcat e regjimit komunist gjatë protestave të prillit të 1991-it që shpërthyen në Shkodër.