Çdo shkelës i rregullave të qarkullimit gjobitet dhe këtu nuk bën përjashtim as vetë policia rrugore. Pasditen e sotme në Unazën e Re, një makinë e Policisë Rrugore ka kaluar me semafor të kuq.
Dhe, ajo është ndaluar nga dy punonjës të tjerë të Policisë Rrugore, që kanë gjobitur kolegët e tyre.