FOTOLAJM/ Polici rrugor duke ndihmuar dy fëmijë të kalojnë kryqëzimin
Rreth 30 mijë fëmijë janë ulur sot për herë të parë në bankat e shkollës, duke nisur një fazë të re e të gjatë në jetën e tyre. Ndërkohë, e hëna shënon fillimin e vitit të ri shkollor edhe për 489 mijë nxënës dhe 36 mijë mësues në të gjithë vendin.
Por me nisjen e vitit të ri shkollor Tirana është përballur me një trafik të rënduar> ndërkohë në rrjetet sociale po qarkullon një foto ku duket një polic i qarkullimit rrugor, duke ndihmuar e shoqëruar dy fëmijë që po shkonin në shkollë, të kalonin një kryqëzim rrugor.
Redaksia Java News/ f.g










