Ndërsa autoritetet shtetërore janë ngritur më këmbë mbi situatën me përmbytje në vend të shkaktuar nga moti i keq, vëmendja nuk ka munguar as nga kreu i qeverisë së vendit.
Pasi mblodhi Zyrën Operacionale dhe u njoh me emergjencat në vend, Rama publikon një foto ku tregohet një moment nga një operacion shpëtimi.
Forcat Ajrore kanë mundur të ndërhyjnë në kohë dhe të shpëtojnë një familje që rrezikonte te mbytej në Burrel për shkak të daljes nga shtrati të lumit Mat.
Në foto shihet një bebe që ndodhet e sigurt në krahët e pilotëve të Forcave Ajrore. Një lajm i mirë ky, pas situatës kritike që ka përfshirë vendin për shkak të motit të keq./report tv/a.k