Eshtë kthyer në virale kërkesa e demokratëve në të gjithë vendin për largimin e kreut demokrat Lulzim Basha pas humbjes së rëndë në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.
Slogani “Basha ik” tashmë i bërë shumë familjar në të gjitha dyert e selive të PD në të gjithë vendin, ka mbërritur dhe ne qytetin e Korçës, duke u “stampuar” dhe në derën e selisë së degës së PD në këtë qytet.
E cila në rang qarku dhe në këto zgjedhje shënoi një humbje të thellë duke marrë vetëm katër deputetë dhe për më tepër që deputeti i katërt është Klevis Balliu, djali i Fariut që groposi PD në Pogradec./a.ç