Fotolajm/ O Lefter, o shefi më i mirë!
Ministri i mjedisit Lefter Koka feston sot 51-vjetorin e lindjes. Njoftimin për këtë e ka bërë vetë ai përmes disa fotove në Facebook.
Stafi i ministrisë i ka dhuruar një tortë që simbolizon mjedisin. Po ashtu stafi ka menduar që të vendosë edhe mbishkrimin: “Për shefin më të mirë”.
Ditëlindjen e tij të 51 ministri ka menduar që ta kalojë në zyrën e punës pasi mesa duket nuk i ka nisur ende pushimet.