Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç, në kuadër të vizitës së tij në Tiranë, është pritur në një takim nga Presidenti Bujar Nishani.
Siç bëhet e ditur mes palëve është diskutuar për projektet e përbashkëta në ekonomi, infrastrukturë dhe sigurinë në rajon.
Në fakt, gjatë vizitës së Ramës në nëntor në Beograd, Presidenti serb Tomislav Nikoliç znuloi pritjen për kryeministrin shqiptar. Dhe shkak për këtë u bë droni në Beograd gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri.
Më herët shefi i qeverisë serbe është takuar me kreun e Kuvendit Ilir Meta dhe homologun e tij shqiptar Edi Rama.










