• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fotolajm/ Negociatorët e palës shqiptare në bisedimet me Kotzias dhe negociatorët grekë

by Java News
11/11/2017 12:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ne diten e dyte te takimit te Kretes, atje ku ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati po begocion koke me koke me homologun grek Kotzias, zbulohen ata qe e shoqerojne ministrin shqiptar ne keto bisedime, sigurisht jo te lehta.

“Panorama’ poston foton e tyre, ne te cilen duken te gjithe te qeshur.
Negociatoret e pales shqiptare: 
Ditmir Bushati, ministër për Europën dhe Punët e Jashtme
Qirjako Qirko, Ambasador i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, ish- sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme
Odeta Barbullushi, shef kabineti i ministrit
Artemis Dralo, zv. ministre për minoritet
Glevin Dervishi, këshilltar i ministrit Bushati
Edlira Prendi, këshilltare e medias e ministrit Bushati

Pas një dite të parë, negociatat e së cilës kanë zgjatur mbi 14 orë, duket se mëngjesi i së shtunës, ka nisur me i relaksuar, ku siç shihet edhe nga fotot e siguruara nga Top Channel, dy ministrat dhe stafet e tyre, konsumuan së bashku kafen e mëngjesit.

Por Top Channel ka mësuar se më pas negociatat kanë nisur intensivisht dhe Ligji i Luftës është çështja që është duke u diskutuar nga palët. Dokumente të rëndësishme janë paraqitur në tryezë nga të dyja palët. Ndërsa mësohet se ka pasur avancime të dukshme edhe për çështjen e detit.

Edhe pse ishte parashikuar që takimi të përmbyllej sot, mësohet se për shkak të dinamikës së diskutimeve dhe gamës së madhe të temave, është vendosur që ai të shtyhet të paktën deri të dielën.

Dje, bisedimet kanë vijuar për më shumë se 14 orë, ku në tryezë janë hapur të gjitha kartat lidhur me çështjen e kufirit detar.

Pala greke nga ane e saj, ka paraqitur hartat e tyre, por me të njëjtën monedhë i është përgjigjur dhe pala shqiptare, e cila ka vënë në tryeze dokumente voluminozë lidhur me kufirin detar.

Asnjë prej delegacioneve nuk ka bërë publike qëndrimet e tyre apo pikat të cilat janë më afër zgjidhjes. Por duket se disa çështje janë thuajse të mbyllura si tekstet shkollore apo vula apostile. Ndërsa përballja më e madhe mbetet për çështjet e Luftës së Dyte Botërore, përfshi këtu Ligjin e Luftës dhe Varrezat e ushtarëve grekë.

bushati foto

Next Post
Gjashtë vjet bisedime serbo-kosovare, që nuk sollën rezultate

Gjashtë vjet bisedime serbo-kosovare, që nuk sollën rezultate

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In