Një makinë është përfshirë nga flakët pranë doganës, por ende nuk dihen shumë detaje mbi shkaqet. Makina e përfshirë nga flakët ka shkaktuar tym në zonë dhe panik në radhët e qytetarëve. Gjendja e tensionuar është ndjerë në radhët e shoferëve të cilët kanë mbetur për disa minuta në radhët e trafikut të krijuar në zonë.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve, dhe normalizim të situatës. Më pas qarkullimi në zonë ka filluar normalisht.