Jemi mësuar tashmë që në kohë fushate elektorale, jo vetëm premtimet por edhe sloganet janë nga më të ndryshmet, deri në doza qesharake dhe të pabesueshme.
Por qytetarët e Librazhdit duhet të ndihen me të vërtetë me “fat” pasi do të mund të votojnë veten e tyre. Po po e dëgjuat mirë, pasi kryetari aktual i Bashkisë së këtij qyteti, Shefki Çota i cili ka shpallur rikandidimin si kandidat i partisë Aleanca Popullore në këto zgjedhje, ka vendosur të ketë si slogan “Votoni për veten”.
Nuk dihet nëse në fletët e votimit do të ketë vend për të gjithë banorët e Librazhdit që të votojnë për veten e tyre. Sakaq, Çota garon përballë kandidatit të koalicionit të majtë Kastriot Gurra dhe atij të djathtë Fadil Brazhda.










