• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOlajm/ Ky është kostumi popullor i Nënë Terezës

by Java News
19/10/2016 13:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të ditës së Lumturimit të Nënë Terezës, Bashkia e Tiranës dhe Agjencia për Zhvillim Rajonal 2 Tirane çelën në Muzeun Historik Kombëtar ekspozitën, “Trashëgimi kulturore nga vendi i Nene Terezës”, ku për herë të parë ekspozohet për publikun, kostumi popullor i shenjtores shqiptare. Bëhet fjalë për një kostum me motive karakteristike të qytetit të Prizrenit (vendi i origjinës së nënës së Nënë Terezës), që ajo e mbante në moshën 16-17 vjeçare. Kostumi përbëhet nga këmisha, copë e mëndafshtë e endur nga gratë e Prizrenit, jeleku i qëndisur nga mjeshtra qëndistarë të këtij qyteti, shalli dhe dimitet.nenkryetari-andi-seferi-ne-ekspoiziten-per-nene-terezen-2

Pjesë e kësaj ekspozite janë edhe 54 objekte të tjera, pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore nga dy qendrat më të zhvilluara politike-ekonomike-tregtare dhe kulturore shqiptare të shek. XIX dhe fillimi i shek. XX, respektivisht Shkodrës (vendlindja e babait të Nene Terezës) dhe Prizrenit (vendlindja e nënës së Nënë Terezës). nenkryetari-andi-seferi-ne-ekspoiziten-per-nene-terezen-4Në çeljen e kësaj ekspozite morri pjesë edhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi, i cili theksoi se është privilegj për Tiranën që të presë sot ekspozitën kushtuar Nënë Terezës dhe ku paraqitet për herë të një nga objektet e saja, siç është fustani tradicional popullor. Ai theksoi se kjo ekspozitë duhet të shërbejë edhe për të ndërgjegjësuar qytetarët me ndjenjat humane dhe sakrificën e Nënë Terezës për të ndihmuar të pamundurit.nenkryetari-andi-seferi-ne-ekspoiziten-per-nene-terezen-1

“Nga ana tjetër, kjo është një ditë e madhe, ku nëpërmjet kësaj ekspozite bën vetëm pikënisjen e një reflektimi qytetar që duhet të ketë gjithsecili, reflektim i cili duhet të mbështetet në tre linja që kjo grua e madhe, kjo nënë e botës i kishte të përditshme në punën e saj; mirësia, paqja dhe mbi të gjitha dashuria dhe ky qytet ka nevojë për këto tre elementë, ka nevojë për këto tre kolona, në mënyrë që të bëhet një qytet i jetueshëm dhe një qytet i të gjithëve”, tha Seferi në hapjen e kësaj ekspozite.nenkryetari-andi-seferi-ne-ekspoiziten-per-nene-terezen-5

Ai bëri të ditur se në kuadër edhe të këtij misioni, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë sërisht nismën “Tirana dhuron”, ku qytetarë të ndryshëm mund të dhurojnë sendet e tyre për ata që sot kanë nevojë për ndihmën e shoqërisë.nenkryetari-andi-seferi-ne-ekspoiziten-per-nene-terezen-3nenkryetari-andi-seferi-ne-ekspoiziten-per-nene-terezen-6

 

“Edhe Bashkia e Tiranës, pikërisht duke u nisur nga ky frymëzim ka bërë një nismë dhe tashmë e ka kthyer në traditë, nismën “Tirana dhuron” . Në çdo qoshe të Tiranës, në çdo vend, sot për shembull janë vullnetarët, janë njerëzit përkatës të cilët mundësojnë mbledhjen e shumë sendeve personale për të cilat ne nuk kemi nevojë por mbi të gjitha bëjnë të mundur organizimin që gjithsecili nga ne mund të japë përveç sendeve, por mund të japë edhe kohën e tij për njerëzit që kanë nevojë”, u shpreh Seferi.

Next Post
Kuvendi kosovar optimist: Ministrat serbë së shpejti kthehen në Qeveri

Kuvendi kosovar optimist: Ministrat serbë së shpejti kthehen në Qeveri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champios League/ Finale e parakohshme, City-Real, me fat Barcelona dhe Bayern

Champios League/ Finale e parakohshme, City-Real, me fat Barcelona dhe Bayern

February 27, 2026
98% e punonjësve informalë tashmë të deklaruar, Inspektorati i Punës: 28.3 milionë lekë më shumë të ardhura çdo muaj nga kontributet

98% e punonjësve informalë tashmë të deklaruar, Inspektorati i Punës: 28.3 milionë lekë më shumë të ardhura çdo muaj nga kontributet

February 27, 2026
Refluksi i stomakut, mjekët: Kujdes jo vetëm me ushqimin, por edhe nga ilaçet që përdoren

Refluksi i stomakut, mjekët: Kujdes jo vetëm me ushqimin, por edhe nga ilaçet që përdoren

February 27, 2026
Debate mes anëtarëve në Këshillin Bashkiak Vlorë, ndërpritet mbledhja

Debate mes anëtarëve në Këshillin Bashkiak Vlorë, ndërpritet mbledhja

February 27, 2026
Peleshi pritet nga Presidentja e Asamblesë Kombëtare: Shqipëria në sprintin final drejt BE-së, Franca rikonfirmon mbështetjen

Peleshi pritet nga Presidentja e Asamblesë Kombëtare: Shqipëria në sprintin final drejt BE-së, Franca rikonfirmon mbështetjen

February 27, 2026
“Specialja” kthehet nga pushimet, javën tjetër rifillon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Nis seanca në Hagë, të akuzuarit për pengim të drejtësisë deklarohen të pafajshëm

February 27, 2026
PROFIL/ Zëvendëson Pirro Vengun, kush është ministri i ri i Mbrojtjes, Ermal Nufi?

PROFIL/ Zëvendëson Pirro Vengun, kush është ministri i ri i Mbrojtjes, Ermal Nufi?

February 27, 2026
Rektori i Univeristetit Bujqësor: Programe të reja sipas modelit austriak, diploma të vlefshme edhe në Europë

SPAK lexon pretencën, sa vite burg kërkon prokurori për të pandehurit e Universitetit Bujqësor të Tiranës

February 27, 2026
Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, Shoqëria Civile e qarkut Korçë paralajmëron protestë të hënën

Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, Shoqëria Civile e qarkut Korçë paralajmëron protestë të hënën

February 27, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

Tabaku: 90 familje në rrugë! “Made in Albania” po shuhet nga taksat dhe kriza ekonomike

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In