Pas kallëzimit të një adoleshenteje, policia e Kukësit ka vënë në pranga një 66-vjecar, i akuzuar se e e ka kanosur me armë vajzën, që të martohej me të. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Buçaj të Tropojës.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e Azem Trezhnjevës, i cili është ky në foton më poshtë, publikuar nga “TvKlan”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, nga ana e policisë iu gjet dhe iu bllokua në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit, automatik “Zazstava”, si dhe dy krëhëra me fishekë.
Sipas policisë, Azem Trezhnjeva është i ve prej 9 vitesh dhe babai i tre vajzave.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Tropojës, për veprat penale të “Kanosjes”, “Prodhimit” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, si dhe “Shtrëngimit për të lidhur martesë”.