Perosni në foto është Alexander Van der Bellen, president i Republikës së Austrisë.
75-vjeçari i cili shquhet për stilin dhe thjeshtësinë e tij, është fotografuar ditën e djeshme në vagonin e një metroje nga një lexues i JavaNews.al
Van der Bellen ka zgjedhur të shkojë në mëngjes drejt zyrës së tij duke përdorur transportin publik, teksa shfleton disa dokumente.
Kur presidenti i një vendit të rëndësishëm të BE-së përdor metronë, kjo do të ishte diçka krejt e pranueshme edhe për politikanët e Shqipërisë. Por fatkeqësisht, vendi ynë nuk ka metro, ndaj dhe politikanët detyrohen të përdorin automjete të blinduara dhe eskorta policie.
Madje edhe trami që u premtua nga Basha në vitin 2011 mbeti vetëm në letër…