Opozita është ajo që duhet të kërkojë respektimin e ligjit edhe nëse ky mund të thyhet nga qeveria. Por siç e shikoni tek kjo foto vetë opozita bëhet shkelëse e ligjit.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qënë në një takim elektoral në Fushë-Krujë për të zhvilluar një takim me smpatizantët si dhe kandidatin për Bashkinë Krujë, Hamdi Pasha.
Në foto duket qartë se personi në krah të kandidatit Pasha dhe kreut të demokratëve është duke pirë duhan në një ambient të mbyllur, që duket se është një lokal.