Java që po lëmë pas ka patur si kryefjalë vizitën e Kryeministrit Rama në Serbi si dhe debatet e atjeshme mes kreut të qeverisë dhe homologut Vuçiç.
Përmes rrjetit të tij social, njëri ndër themeluesit e PD-së dhe gazetari Gjergj Zefi ka postuar një foto ku në njërin prej hoteleve të njohura të Kryeqytetit, është parë Ilir Meta dhe Berat Buzhala, duke pirë një kafe së bashku…
Këtë javë gazetari Buzhala nuk ka mbetur jashtë vëmendjes së medias, pasi ai kritikoi ashpër dhe hapur kryeministrin Rama, duke e konsideruar si të papërshtatshëm për të folur në lidhje me marrëdhënien mes Kosovës dhe Serbisë.











