Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç, në mëngjesin e 20 vjetorit të masakrës së Srebrenisës, ka shkuar në Qendrën Përkujtimorë të Potoçarit.
Vuçiç në Sallën Memoriale të Srebrenicës, në prani të një numri të madh njerëzish, ka shkruar në librin e ngushëllimeve.
Njëra nga nënat e viktimave të masakrës së myslimanëve të Serbrenicës, e ka përqafuar kryeministrin serb dhe i ka dhënë lule.
Disa nga të pranishmit i kanë fishkëllyer gruas boshnjake, dhe e kanë kritikuar.










