Fitorja ndaj Skënderbeut ka vlejtur 5 milionë lekë të vjetër për lojtarët e Vllaznisë.
Biznesmeni Ardit Kraja edhe një herë tjetër nuk ka nguruar që të shpërblejë lojtarët për këtë fitore mjaft të rëndësishme.
Edhe pse nuk ka qenë i pranishëm në stadium, ai sapo ka mësuar rezultatin final të takimit, ka kontaktuar me drejtuesit e klubit dhe i ka bërë me dije premion, e cila është shpërndarë menjëherë në dhomat e zhveshjes, madje lojtarët nuk kanë nguruar që të bëjnë edhe foto gjatë momentit të shpërndarjes së parave. Kjo është hera e tretë që Kraja akordin premion për futbollistët shkodranë. (Panorama)