Ndërsa kryebashkaiku i Tiranës Erion Veliaj prezantoi këtë të martë projektin për kthimin në pedonale të sheshit “Skënderbej”, këshilltari i kryeministrit Edi Rama për çështjet e territorit dhe urbanistikës, ka sjellë një foto të veçantë të qendrës së Tiranës.
Bëhet fjalë për një projekt se si ishte konceptuar qendra e kryeqytetit në vitet ’70.
Foto është publikuar në profilin zyrtar në Facebook të Artan Shkrelit.
