Tara Dalyntara nga Tajlanda e cila ndodhej në një ekskursion në Brighton të Anglisë, ka qenë duke e fotografuar akullore, kur i është afruar një pulëbardhë dhe ka provuar që t’ia marrë.
Studentja 23-vjeçare që po pushonte në qytetin bregdetar, ka mbetur e mahnitur kur ëmbëlsira që po e mbante në dorë u tentua të merrej nga pulëbardha.
Megjithatë, ajo ia ka dalë të realizojë një fotografi, që i ka lënë shumë përshtypje.
“Desha të tregoja në rrjetet sociale, akulloren dhe peizazhin e bukur para meje. Por, kjo më la më shumë mbresa sepse është diçka që nuk ndodh shpesh” ka shkruar Dalyntara.