Momenti i tensionuar në aulën e parlamentit nuk është filmuar vetëm nga kamerat e televizioneve shqiptare, por edhe nga kamerat e delegacionit francez që kishte ardhur në kuvend për të ndjekur seancën.
Fotoja në fjalë, tregon momentet ku njëri prej të deleguarve francezë, të shoqëruar nga ambasadori Fitoussi, ka qenë duke fotografuar apo regjistruar momentet kur opozita ngrihet për të bllokuar podiumin e parlamentit dhe sulmuar ministrin e shëndetësisë Beqaj.