Sali Berisha ka mbledhur një Kuvend këtë të shtunë, për t’u votëbesuar nga besnikët e tij.
Atë e bojkotuan Gaz Bardhi dhe deputetët e grupit të tij.
Dhe jo pa arsye.
Sepse siç u pa, ky ishte një Kuvend familjar.
Ndryshe nga herët e tjera, në krah të Sali Berishës është shfaqur e bija, Argita, e cila pas daljes tek Grida Duma, duket se ka ambicie t’i hyjë politikës.
Dhe pas babit, nuk është çudi që ajo të zërë vendin e tij.