Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç vjen sot në Tiranë në vizitën e parë të një kryeministri serb në kryeqytetin shqiptar. E gjithë vëmendja e politikës dhe opinionit publik do të jetë e përqendruar në këtë vizitë.
Ai do të pritet në një ceremoni zyrtare në Pallatin e Brigadave nga homologu i tij shqiptar Edi Rama. Ndryshe nga si u prit ky i fundit në Beograd në nëntor, qeveria shqiptare ka menduar ngritjen e flamurit serb si dhe këndimin e himnit të Serbisë.
Por krahas këtyre, vëmendja është tek detajet. JavaNeës.al sjell pjatat ku do të ushqehet kryeministri Vuçiç. Siç duket të shënuar ata kanë shqiponjën dykrenare, simbol i shqiptarëve. Po ashtu sipër shqiponjës do të jetë e vendosur edhe përkrenarja e Skënderbeut.
Po ashtu edhe në gotat që do të jenë të vendosura në Pallatin e Brigadave, mbizotëron simboli i shqiponjës dykrenare dhe përkrenares së Skënderbeut.












