I bukur dhe mbreslënës ka qenë ky takimi i parë mes stër-stërgjyshes dhe mbesës së porsalindur.
Por njëkohësisht ka qenë edhe një lamtumirë. Rosa Camfield, e vitëlindjes 1913, nga Gilbert (Arizona) – me tre fëmijë, pesë nipër dhe 10 stërnipër mezi ia arriti që ta përqafonte Kaylee, që kishte dy javë që kishte lindur.
Pak ditë më pas ajo ndërroi jetë. Rosa na la, por kjo foto po vazhdon të qarkullojë në Internet dhe i ka prekur shumë përdoruesit që postojnë në rrjetet sociale foto të gjyshërve së bashku me nipërit.