Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj, ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një foto me fituesin e parë të një medaljeje për Shqipërinë në lojërat Olimpike Paris 2024, Chermen Valiev.
Pak më parë numri 1 i Bashkisë Tiranë, reagoi në lidhje me ngjarjen e rrallë, duke u shprehur se Chermen Valiev i çoi zemrat e shqiptarëve peshë.
“Historikeeee! Chermen Valiev me Medalje Bronzi! Shqipëria merr për herë të parë një medalje në lojërat Olimpike. Mundësi i SK Tiranës, në Paris 2024 na çoi zemrat peshë me paraqitjen e tij të shkëlqyer. Forca!”, shkruan Veliaj në rrjetin social Facebook.