Nga takimet zyrtare në selitë e partive te kafenetë e hoteleve luksoze të Tiranës. Tashmë, lideri i PD Basha dhe ajo e LSI Kryemadhi kanë shtuar daljet publike së bashku për të konfirmuar bashkëpunimin e ngushtë mes dy partive opozitare.
Ata janë parë së bashku në një kafe miqësore në kafenenë e një hoteli luksoz të Tiranës. Prezentë kanë qenë edhe bashkëpunëtorët e afërt të tyre. Manjani nga LSI dhe Gjana nga PD. Ndërkohë, ishte edhe kreu i PR Fatmir Mediu./a.m.