Aksioni i qeverisë kundër informalitetit, që konsiston në verifikimin e shlyerjes së detyrimeve tatimore, duket se është shoqëruar edhe me pankarta ironike.
Në një dyqan gjendet pikërisht ky shënim mbi qepenin e mbyllur.
“Kthehemi kur të iki Edi Rama nga pushteti” – shkruhet në letren format A4.
Prej dy ditësh, që prej nisjes së punës në terren nga task-forcat, dyqanet që deri dje shisnin pa deklaruar xhiron dhe duke shmangur TVSH, kanë ulur qepenët duke i dhënë qyteteve një pamje sa qesharake, aq edhe për të vënë duart në kokë. (Java Neës / a.r)










