Ish-kryeministri Sali berisha do të paraqitet ditën e sotme në SPAK, ku do të merret në pyetje në lidhj me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
Pak para fillimit të seancës që do të mbahet në orën 10:00, poshtë banesës së Berishës kanë shkuar dy makina policie, për të bërë të mundur shoqërimin e Berishës drejt SPAK.
Kujtojmë që kjo është hera e parë që Berisha do të merret në pyetje në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani, pasi më herët nuk ëhstë paraqitur në prokurori.
Ai ndodhet prej 30 dhjetorit në arrest shtëpie, pasi nuk respektoi masën e vendosur fillimit, atë të detyrimit të paraqitjes.
/a.r