Kreu i Libra-s Ben Blushi ka postuar në rrjetin e tij social një foto, ku shihet në prani të një familje të varfër në zonën e Kënetës në qytetin e Durrësit. Blushi shkruan:
“FYTYRA E DHIMBJES
Në familjen e Ndricim Zibës në Kënetën e Durrësit.
Këta jane fëmijët e tij Paloma, Orgito, Klodiana, Alehandro, Fariz, Rosalinda dhe Thëllanza.
Jetojnë të gjithë në një dhomë katër metra katror. Varfëria e tyre me dy prindër pa punë më skuq! Në çfarë vendi po jetojmë?”