Ismail Morina, i njohur ndryshe si Ballist Morina ishte i pranishëm mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Elbasan Arena”, dhe këtë radhë jo për të ngritur dronin e radhës. Ai ka qenë i pranishëm për të parë Skënderbeu-Milsami dhe duket se prezenca e tij i ka sjellë edhe fat ekipit shqiptar.
Ai ka postuar një fotografi nga stadiumi me mbishkrimin: “Gati”. Siç duket edhe një herë Ballisti e ka parandjerë se pas kombëtares, një tjetër ekip shqiptar do të bënte historinë.










