Segmenti Tiranë-Durrës është një nga më të rënduarit sa i përket qarkullimit rrugor, veçanërisht gjatë fundjavave. Tashmë që edhe hyrja në Tiranë ka ndryshuar faqe, pas restaurimit të bërë dhe sinjalistikës së re të vendosur (nuk lehojet më shumë se 60 km/orë) kësaj i shtohet edhe një problem tjetër.
Në redaksinë e JavaNews.al qytetarët kanë ngritur shqetësimin e rëndimit të trafikut për shkak të ujitjes së luleve në ndarësen e kaheve të lëvizjes.
Siç shihet edhe në foto, trafiku është rënduar, teksa ujitja e luleve bëhet pa asnjë sinjalistikë paralajmëruese.