Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij maqedonas Nikola Gruevski kanë zhvilluar sot në Tiranë një takim kokë më kokë, përpara nisjes së ditës së dytë të Forumit Ekonomik të Vjenës që po mbahet në kryeqytet.
Nuk dihet ende zyrtarisht se çfarë është biseduar mes dy kryeministrave, por gjithsesi një vëmendje të veçantë ka marrë edhe ngjarja në Kumanovë, si dhe deklaratat e shefit të qeverisë për një veto të mundshme të Shqipërisë ndaj Maqedonisë për integrimin në NATO.
Edhe pse vetë kryeministri Rama tha dje se nuk e ka përmendur fjalën veto në deklaratat e tij, ai sërish insistoi që Maqedonia të respektojë plotësisht marrëveshjen e Ohrit.
Megjithatë i mbetet kohës për të parë qëndrimin e Shqipërisë për një veto të mundshme ose jo ndaj Maqedonisë, lidhur me integrimin e kësaj të fundit në NATO.










