Një foto sa një mijë fjalë. Historia nuk harrohet! Një fitore e klubit Prishtina me rezultat 3-1, para 33 vjetësh (1983) drodhi tërë Serbinë. Gjenerata e artë e asaj periudhe, bëri sensacion. Prishtina shënoi fitore në Beograd ndaj klubit famëkeq serb, Cërvena Zvezda.
Klubi serb mbahet mend si klubi më antishqiptar. Zvezda nuk ka pasur kurrë shqiptarë në ekip. Prishtina e asaj periudhe arriti t’i mposhte dhe t’i gjunjëzonte lojtarët serbë. Në fotografi shihen lojtarët e Zvezdës me kokë ulur dhe të hutuar para futbollistëve të Prishtinës. Ndërkaq, Agim Cana me shokë feston golin e barazimit dhe në fund edhe fitoren me 3-1.
ma.me











