Ky që shihni në foto është punonjësi i Policisë në njësinë administrative Miras, Lorent Duli që humbi jetën në aksidentin e regjistruar pak më parë në afërsi të fshatit Fitore të rrethit Devoll, teksa udhëtonte bashkë me tre kolegë të tij.
Mësohet se 27-vjeçari Duli dhe tre kolegët e tij sapo kishte përfunduar shërbimin, një kontroll në terren, përkatësisht në fshatin Devoll i Sipërm, për parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike, por një humbje kontrolli në drejtimin e mjetit, ka shkaktuar edhe aksidentin fatal.
Viktima mësohet se drejtonte “Mitsubishi”-n me targa Policia 0305, ndërsa tre efektivët e tjerë ishin pasagjerë.
Për të zbardhur rrethanat e aksidentit ndodhet në vendngjarje grupi hetimor./a.ç