Historia zemërthyese pas një prej imazheve më të trishta dhe më ikonike të luftës është bërë publike, ndërsa autoritetet ukrainase vazhdojnë të numërojnë të vdekurit në Bucha.
Fotografia në fjalë tregon dorën e një gruaje të vrarë gjatë pushtimit brutal të qytetit në veriperëndim të Kievit nga Rusia.
Trupi i saj u gjet i shtrirë në anë të rrugës pranë biçikletës, me krahun e shtrirë anash. Thonjtë e saj të kuq dhe rozë bien në sy mes papastërtive.
Pasi fotoja u shpërnda gjerësisht në mediat sociale dhe teksa ngjarjet tragjike brenda qytetit nga pushtuesit rusë po faktoheshin, kjo dorë bëri xhiron e botës
Dora në foton tronditëse, rezulton, se i përkiste 52-vjeçares Iryna Filkina – një grimiere dhe blogere aspiruese që postonte mësimet në faqet e saj në mediat sociale.
/b.h