Deputeti Ben Blushi ka hedhur poshtë zërat se ai është në kërkim të një aleance me kryetarin e AK Kreshnik Spahiu.
Në fund të mbledhjes së grupit të PS-së, socialisti tha se fotoja është bërë mëse një muaj më parë, ku ai ka patur një takim rastesor me Kreshnik Spahiun.
Sipas Blushit, ata njihen prej vitesh së bashku, dhe takimi i tyre nuk ka asnjë prapavijë politike.