• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

FOTOJA ME ISH KESHILLTARIN E TRUMP/ Putin: S’kam folur me Flyn, as që e kam njohur

by Java News
05/06/2017 20:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka mohuar edhe njëherë spekulimet se ai ka patur kontakte me ish-këshilltarin e Presidentit Donald Trump për Sigurinë Kombëtare, Michael Flyn, duke u shprehur se ndonëse kishin qenë të ulur në një tavolinë gjatë një eventi të zhvilluar dy vite më parë, nuk shkëmbyen asnjë fjalë me njëri tjetrin.

Lideri i Kremlinit ka sqaruar se fotografia që ka qarkulluar masivisht në mediat ndërkombëtare është shkrepur në vitin 2015, gjatë një eventi të organizuar nga Russia Today, një media kjo e sponsorizuar nga Moska. Megjithatë, në një intervistë të dhënë së fundmi për NBC Nevvs, Putin thekson se e kishte marrë vesh se kush ishte personi me të cilin ishte ulur pranë, vetëm kur u largua nga salla.

“Kur erdha për të marrë pjesë në eventin e kompanisë Russia today, u ula në tavolinë dhe kisha afër një xhentilmen. Unë u ngrita të mbaja fjalimin, fola për disa gjëra të tjera, pastaj u ngrita nga tavolina dhe u largova. Më pas, më komunikuan se xhentëllmeni në fjalë ishte nga Shtetet e Bashkuara dhe se ishte i përfshirë në disa gjëra. Më thanë se kishte qenë pjesë e shërbimeve të sigurisë. Kaq ishte. Unë nuk fola me të. Kjo është gjithçka sa i përket kontaktit tim me Michael Flynn”, tha Putin, transmeton oranews.

Në këtë mënyrë Putin ka hedhur edhe njëherë poshtë akuzat e shumta që kanë ardhur nga mediat amerikane për lidhje të dyshuara mes administratës Trump dhe Moskës.

Megjithatë, autoritetet amerikane kanë arritur të provojnë se Michael Flynn ka patur më herët kontakte me ambasadorin e Rusisë në ShBA, Sergei Kislyak.

Për këtë arsye, ish-këshilltari i Presidentit për Sigurinë Kombëtare, u tërhoq nga detyra e tij disa muaj më parë. /ma.me

Next Post
VIDEO/ Pritja jo e këndshme për Ruçin në Zharrëz

VIDEO/ Pritja jo e këndshme për Ruçin në Zharrëz

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In